Makina juaj, vetëm një klik larg

Auto Market Albania - qendra e tregut të automjeteve në Shqipëri: blej, shit ose importo direkt nga ankandet e Koresë së Jugut.

Marka Të gjitha markat
Modeli Zgjidh markën
Viti prej Çdo
Çmimi deri Çdo
Shpallje nga përdoruesit
Publiko dhe gjej makina në të gjithë Shqipërinë
Kontakt direkt me shitësin
Komuniko drejtpërdrejt me personin që shet makinën
Makina për çdo buxhet
Krahaso oferta të ndryshme dhe gjej makinën e duhur
Publikim i thjeshtë dhe i shpejtë
Shit makinën tënde duke publikuar një shpallje online

Ke një automjet për shitje?

Publikoje falas — pa komision dhe pa tarifa. Në pak minuta shpallja jote shihet nga mijera vizitorë në muaj.

Listoje falas

Pyetjet më të shpeshta

Blerja e një makine nga Auto Market Albania është një proces shumë i lehtë dhe i thjeshtë. Zgjidh makinën që të pëlqen nga faqja dhe ekipi ynë do të të ndihmojë me gjithçka të nevojshme për të sjellë makinën tënde në shtëpi.

Në çmimin e automjeteve përfshihet gjithçka që nevojitet për ta sjellë makinën në Shqipëri:

  • Inspektimin e automjetit.
  • Blerjen e makinës.
  • Tarifën e Encar: 440,000 won.
  • Tarifën e çregjistrimit.
  • Transportin brenda Koresë së Jugut deri në magazinë.
  • Parkimin e automjetit deri në ditën e nisjes drejt portit.
  • Transportin deri në port.
  • Siguracionin e automjetit gjatë transportit drejt Durrësit.
  • Transportin me anije RORO deri në portin e Durrësit.

Në çmim nuk përfshihet vlera doganore e automjetit.

Inspektimi për një automjet të importuar nga Koreja e Jugut është falas. Pasi përdoruesi zgjedh makinën që i pëlqen, ekipi ynë kryen inspektimin e automjetit. Nëse automjeti i inspektuar është në gjendje të keqe për një nga arsyet e mëposhtme — probleme me motorin, probleme me transmisionin, probleme me sistemin elektrik, ndryshk, deformime në shasinë e automjetit (përjashtohen rastet kur klienti e blen me vetëdije) — atëherë përdoruesi mund të zgjedhë një automjet tjetër për inspektim pa pagesë. Në rast se automjeti nuk ka asnjë nga problemet e mësipërme, atëherë automjeti tjetër për inspektim do të kushtojë 100 Euro.

Pagesa bëhet e plotë përmes transfertës bankare, me çmimin e rënë dakord me importuesin, dhe kryhet drejtpërdrejt për të rezervuar automjetin.

Duhen rreth 35 ditë nga data e nisjes që automjeti të mbërrijë në Durrës. Nisjet e anijeve për në Durrës kryhen dy herë në muaj.

auto/market
albania